Objektivat
  • Të grumbullojë dhe të sigurojë organizimin e drejtimin e përhershëm të kontabilistëve profesionistë që zotërojnë dëshminë “Kontabël i Miratuar” si dhe kandidateve që dëshirojnë të aplikojnë për tu pajisur me këtë dëshmi.
  • Të mbrojë interesat profesionale të tyre, duke kërkuar garancitë e duhura për kompetencat, pavarësinë dhe bindjet profesionale.
  • Të bashkërendojë punën me Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, me Ministrinë e Financave, dhe me organizma të tjerë të interesuara në fushën e kontabilitetit, për probleme të organizimit të Kontabilitetit, të dokumentacionit kontabël, për studime e punime në përmirësimin e dispozitave ligjore të kontabilitetit, për standardet e kontabilitetit, standartet profesionale, rregullimet ligjore për profesionin, për organizimin e provimeve dhe paisjen me deshmi “Kontabel i Miratuar” dhe të çerifikatave dhe dëshmive te ngjashme etj.
  • Të organizojë lidhje dhe bashkpunim me institucione e organizma homolge brenda e jashte vendit. 
  • Të mbikqyrë zbatimin e standardeve kontabël nga antaret e saj, të kodit të sjelljes dhe të disiplinës profesionale.
  • Të sigurojë mbrojtjen e profesionit, të nderit e pavarësisë së antarëve të saj.
  • Të organizojë dhe realizojë kualifikimin e vazhdushëm të antarëve të saj në fushën e profesionit, për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve profesionale të ofruara prej tyre dhe zhvillon veprimtari shkencore në shërbim të tij duke përpunuar e publikuar standardet kontabël dhe ato të organizimit te profesionit.