Njoftime‎ > ‎

Dokumentacioni për regjistrim në provimet për Kontabilist të Miratuar - 2015

posted Feb 20, 2015, 4:01 AM by Rezart Demiraj

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E FINANCAVE

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

Tiranë më, 20.01.2015

  

KANDIDATËT PËR KONTABILIST TË MIRATUAR (KM) duhet të paraqesin pranë AUTORITETIT TË ÇERTIFIKIMIT dokumentacionin e mëposhtëm:

 

1. Kërkesën me shkrim drejtuar Autoritetit të Çertifikimit, ku të listohen dokumentat e paraqitura,

2. Fotokopje të Kartës së identitetit,

3. Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë ku përfshihet Diplomë e integruar e nivelit të dytë (sistemi 4-vjeçar) ose Diplomë e nivelit të pare plus Diplomë e nivelit Master Profesional ose Diplomë e nivelit të parë plus Diplomë e nivelit Master Shkencor ose diplomat e barazvlershme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barazvlershme me to (Kur diploma është marrë në një shtet tjetër ajo duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë).

4. Lista e notave e noterizuar, për secilën nga diplomat më sipër.

5. Vërtetim nga punëdhënësit ku të tregohet angazhimi prej të paktën tre vitesh pas përfundimit të shkollës së lartë (dates/pajisjes me diplomën e nivelit të dytë), në fushën e kontabilitetit, financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme,

6. Kopje të librezës së punës të noterizuar, të shoqëruar me vërtetim nga sigurimet shoqërorë për gjendjen e sigurimit shoqëror e shëndetësor për të paktën minimumin e periudhës së angazhimit të përshkruar në pikën 5,

7. Vërtetime ose çertifikata (te noterizuar) që tregojnë se kandidati ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar, apo edhe organizata të tjera të njohura,

8. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti) të 3 muajve të fundit.

 

Shënim: Kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacion në sezonet e kaluar dhe nuk janë shpallur fitues për të marrë pjesë në provime në këtë sezon, duhet të paraqesin:

 

1. Nje Kërkesë me shkrim drejtuar Autoritetit të Çertifikimit;

2. Kopje të ID,

3. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (Dëshmi penaliteti) te 3 muajve te fundit.

 

Do të regjistrohen vetëm ata kandidatë të cilët brenda afatit të përcaktuar, dorëzojnë të plotë dokumentacionin e kërkuar.

Comments