Njoftime‎ > ‎

Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarësisë - 21 shtator 2013

posted Sep 16, 2013, 10:00 AM by Rezart Demiraj   [ updated Sep 16, 2013, 10:03 AM ]

Të nderuar anëtarë KM dhe kandidatë për KM, 

IKM ju njofton se në datën 21 Shtator 2013 organizohet mbledhja e përgjithshme e anëtarësisë. Mbledhja, e cila do të zhvillohet në ambientet e Hotel Tirana, salla "Abret", fillon në orën 10.00 dhe është menduar të organizohet e ndërthurur me një workshop (trajnim). 

Rendi i ditës është: 

1. Njohje dhe azhornim me ndryshimet në fushën e standarteve të kontabilitetit dhe të legjislacionit fiskal.
2. Një perceptim i përgjithshëm mbi SMO për SME sipas orientimeve të IFAC. 
3. Paraqitja e raportit të Këshillit të Drejtimit për aktivitetin midis dy mbledhjeve të asamblesë. 
4. Paraqitja e raportit të Komitetit të Kontrollit për aktivitetin midis dy mbledhjeve të asamblesë. 
5. Organizimi i zgjedhjeve për Keshillin e ri të Drejtimit, Komitetin e Kontrollit dhe Komitetin e Kontrollit të Cilësisë. 
6. Pjesëmarrja në koktejlin e organizuar me këtë rast. 

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet adresës së e-mailit ikm.alb@gmail.com brenda ditës së Enjte datë 19.09.2013 ose me sms në nr. 0693243482
Comments