Njoftime‎ > ‎

NJOFTIM PËR HAPJEN E APLIKIMEVE MBI LIÇENSIMIN E ADMINISTRATORËVE TË FALIMENTIT

posted Apr 8, 2013, 6:00 AM by Ikm Albania   [ updated Apr 8, 2013, 6:04 AM ]
Në bazë dhe për zbatim të ligjit Nr. 8901, datë 23.5.2002 “Për Falimentimin”, i ndryshuar me ligjin Nr. 9911, datë 19.05.2008 ‘’Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Falimentimin’’ neni 282/3/a dhe Urdhrit të Ministrit Nr. 4217/2, datë 28.05.2012 për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurat dhe afatet e organizimit të provimit për licensimin e Administratorëve të Falimentit”, Agjencia e Mbikqyrjes së Falimentit njofton të gjithë kandidatët e interesuar mbi pajisjen me këtë liçensë se nga data 08/04/2013 hapen aplikimet për dorëzimin e dokumentacionit përkats nga të interesuarit. Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është data 23/04/2013. 

Në zbatim të nenit 6 pika 3 e Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 4217/2, datë 28.05.2012 për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurat dhe afatet e organizimit të provimit për licensimin e Administratorëve të Falimentit” kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë:

a) Kopje të kartës së identitetit ose pasaportës së vlefshme;

b) Dëshmi penaliteti;

c) Diplomën, së bashku me listën e notave, të noterizuar, me anë të së cilës provon përfundimin e një nga programeve të ciklit të dytë të studimeve, sipas legjislacionit për arsimin e lartë;

ç) Vërtetim të organeve tatimore se nuk ka detyrime financiare të papaguara;

d) CV, së bashku me dokumentacionin që provon përvojën profesionale prej 10 vitesh në fushën e ekonomisë;

e) Deklaratë personale, sipas formatit të miratuar me Urdhër të Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, me anë të së cilës shpreh gatishmërinë për ndjekjen e ciklit të plotë të trajnimit paraprak; (gjendet ne faqen web te Agjencise, rubrika Liçensimi)

f) Dokumentacion me anë të së cilit provon se zotëron një garanci bankare në vlerën 1 000 000
(një milion) lekë;

g) Dokumentacion që provon se nuk ka qenë në proces falimentimi ose anëtar i Këshillave Mbikëqyrës apo drejtues i shoqërive në proces falimentimi ose likuidimi, të paktën për 5 vitet e fundit, të lëshuar nga organet kompetente. Në mungesë të tij, një vetdeklarim, nën përgjegjësi penale, se nuk ka qenë në proces falimentimi ose anëtar i Këshillave Mbikëqyrës apo drejtues I shoqërive në proces falimentimi ose likuidimi, të paktën për 5 vitet e fundit;

h) Dokumentacion që provon pagimin e tarifës së provimit dhe trajnimit për llogari të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit;

i) Deklaratë se do të ushtrojë veprimtarinë e administratorit të falimentit në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet profesionale.

j) Çdo dokument tjetër që kandidati i vlerëson të rëndësishme për të provuar se plotëson kriteret e parashikuara nga rregullorja “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurat dhe afatet e organizimit të provimit për licensimin e Administratorëve të Falimentit”.

Dokumentacioni duhet dorëzuar në adresën:

Ministria e Drejtësisë
Agjencia e Mbikqyrjes se Falimentit
Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë

Për çdo informacion mos hezitoni të kontaktoni në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentit me numër tel. (0) 4 2259 388 ext. 71 177 ose na kontaktoni me e-mail:

1. Leart.Vrioni@absa.gov.al
2. Fabjola.Bregu@absa.gov.al
Comments