Njoftime‎ > ‎

Njoftim për Trajnimin në Legjislacionin Tatimor

posted Dec 10, 2014, 4:25 AM by Rezart Demiraj
Njoftohen të gjithë anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar të cilët janë Kontabilistë të Miratuar ose Kandidatë për Kontabilistë të Miratuar se në përputhje me programin e kualifikimit të vijueshëm për vitin 2014 organizohet kursi 2 ditor i kualifikimit në fushën e legjislacionit tatimor dhe përkatësisht:

1. Ligji i ri “Për TVSH” dhe udhezimi i tij.

2. Paketa Fiskale 2015

3. Sistemi i ri i deklarimit elektronik tatimor e-filing

Trajnimi për anëtarët e degës Tiranë zhvillohet në datat 19 – 20 Dhjetor 2014 ndërsa për degët dhe seksionet e tjera në vitin 2015 periudha Janar – Shkurt sipas kalendarit që do të përcaktojë Komiteti i Edukimit i IKM. Për informacione më të hollësishme do të kontaktoni me stafin e ekzekutiv të IKM.
Comments