Njoftime‎ > ‎

Programi i provimeve për KM - Sezoni 2015

posted Jan 24, 2015, 10:54 AM by Rezart Demiraj   [ updated Jan 29, 2015, 4:17 AM ]

PROGRAMI I PROVIMEVE TE AFTESISE PROFESIONALE PER KANDIDATET QE APLIKOJNE PER MARRJEN E TITULLIT:

 

KONTABILIST I MIRATUAR

 

 

I. KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE


1. Kuadri i zbatueshëm i raportimit financiar në Republikën e Shqipërisë  (rreth 5% e pikëve)

  • Kërkesat ligjore për Kontabilitetin dhe raportimin financiar;
  • Kërkesat, objektivat, parimet e përgjithshme, rregullat kryesore të mbajtjes sëkontabilitetit dhe të raportimit të informacioneve financiare nga entitetet që ndjekinqëllime fitimprurese dhe jo fitimprurëse;
  • Standardet e raportimit që zbatohen nga kategori të ndryshme të entiteteve.
Literatura:
  • Ligji për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare Nr. 9228 dt. 29.04.2004, me ndryshimet.
  • Vendimi i KM Nr 742 datë 07.11.2007. "Për kriteret e përzgjedhjes së njësive ekonomike,që duhet të zbatojnë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit"

 

2. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (të rishikuara) (SKK-të) — (rreth 60% e pikëve)

  • Trajtimi kontabël i elementëve të pasqyrave financiare sipas SKK - ve, njohja, matja,politikat kontabël, gabimet, cmuarjet, ngjarjet pas datës së bilancit paraqitja eelementëve në pasqyrat financiare, shënimet shpjeguese, etj.;
  • Përgatitja dhe paraqitja e pasqyrave financiare individuale dhe të konsoliduara sipasstandardeve kombëtare e ndërkombëtare të kontabilitetit.
Literatura:
  • Standardet kombëtare të kontabilitetit të rishikuara (2014), të publikuara në formë elektronike në faqen e internetit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit në adresën www.kkk.gov.al (SKK 1 – SKK 15).

 

3. Njohuri për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNK/SNRF) — (rreth 15% të pikëve)

  • Njohuri bazë për SNRF-të (Kryesisht njohuri bazë konceptuale për SNRF-të (SNRF 1- SNRF 15)
Literatura
  • Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK/SNRF të publikuara nga IASB) të përkthyera në shqip nga KKK dhe të publikuar në faqen e internetit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit në adresën www.minfin.gov.al.

 

4. Kontabiliteti i Kostos dhe i Drejtimit — (rreth 10% të pikëve)

  • Roli i Kontabilitetit të Drejtimit. Kuptimi i Kostos dhe klasifikimi i saj për qëlllime të vendim-marrjes.
  • Sistemet e llogaritjes së kostos (prodhimi individual, prodhimi i vazhdueshëm dhe kosto e kontraktuar).
  • Metodat e llogaritjes së kostos (kosto e plotë dhe kosto direkte) bazat e metodës ABC.
  • Buxhetimi dhe sistemi i kostos standarde.
Literatura:
  • Teksti ose leksionet që përdoren në studimet Master në Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

 

5. Analiza e pasqyrave financiare  (rreth 10% të pikëve)

  • Analiza e aktiveve dhe detyrimeve në pasqyrën e bilancit.
  • Analiza e përfitueshmërisë, nëpërmjet studimit të të ardhurave e shpenzimeve të pasqyrës së të ardhurave e shpenzimeve.
  • Cilësia e fitimit, analiza e likuiditetit – raportet statike dhe dinamike.
  • Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese.
  • Analiza e treguesve të kthimit dhe analiza e perspektivës.
  • Analiza e jetëgjatësisë, analiza e tregut.

Literatura:

  • Teksti ose leksionet që përdoren në studimet Master në Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.
Comments