Njoftime‎ > ‎

Trajnim per Standardet Nderkombetare te Kontabilitetit (SNK)

posted Nov 27, 2013, 5:53 AM by Ikm Albania
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) njofton të gjithë anëtarët e tij kandidatë për Kontabilistë të Miratuar, si dhe të interesuar të tjerë, të cilët duan të hyjnë në testimet për të fituar titullin "Kontabël i Miratuar", se në datat 07 - 08 Dhjetor 2013 organizon trajnimin 2 ditor mbi STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË KONTABILITETIT (SNK).

Trajnimi fillon ditën e Shtunë, ora 13.00 dhe zhvillohet tek Universiteti Marin Barleti. Regjistrimet mbyllen diten e premte datë 06 Dhjetor 2013, ora 12.00.

Për informacion më të hollësishëm kontaktoni me zyren e IKM nëpërmjet adresës ikm.alb@gmail.com ose me telefon 04237585.
Comments