Njoftime‎ > ‎

PROGRAMI I PROVIMEVE TË AFTËSISË PROFESIONALE PËR KANDIDATËT QE APLIKOJNË PËR MARRJEN E TITULLIT "KONTABILIST I MIRATUAR"

posted Feb 12, 2013, 8:18 AM by Rezart Demiraj   [ updated Feb 12, 2013, 8:19 AM ]

I. KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE 

1. Kontabiliteti i Përgjithshëm (Financiar) (70% e pikëve)
  • Objektivat, parimet e përgjithshme dhe rregullat kryesore të mbajtjes së kontabilitetit. Cikli kontabël dhe realizimi i tij, sistemet e kontrollit të brendshëm.Kontrolli per vlerat materiale dhe monetare. Organizimi i sistemit te kontabilitetit financiar dhe analitik. 
  • Trajtimet kontabël i elementëve të pasqyrave financiare sipas SKK dhe SNRF-ve (njohja, matja), politikat kontabël, gabimet, cmuarjet, ngjarjet pas dates se bilancit paraqitja në PF, shënimet shpjeguese etj.) 
  • Pergatitja dhe paraqitja e pasqyrave financiare individuale dhe te konsoliduara sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të kontabilitetit.
2. Kontabiliteti i Kostos dhe i Drejtimit (15% e pikëve)
  • Roli i kontabilitetit te drejtimit. Kuptimi i kostos dhe klasifikimi i saj per qelllime te vendim-marrjes. 
  • Sistemet e llogaritjes se kostos (prodhimi individual, prodhimi i vazhdueshëm dhe kosto e kontraktuar). 
  • Metodat e llogaritjes së kostos (kosto e plote dhe kosto direkte) bazat e metodes ABC. 
  • Buxhetimi dhe sistemi i kostos standarde. 
3. Analiza e pasqyrave financiare (15% e pikëve)
  • Analiza e aktivitetit të investimit dhe të financimit, nëpërmjet studimit të aktiveve dhe pasiveve të bilancit. Analiza e përfitueshmërisë, nëpërmjet studimit të të ardhurave e shpenzimeve të pasqyrës së të ardhurave e shpenzimeve. Cilësia e fitimit, analiza e likuiditetit – raportet statike dhe dinamike. Struktura e kapitalit dhe aftesia paguese. Analiza e treguesve te kthimit dhe analiza e perspektives. Analiza e jetëgjatësisë, analiza e tregut. 
Literatura e rekomanduar 
  1. Ligji per Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare Nr. 9228 dt. 29.04.2004, me ndryshimet. 
  2. Standardet Kombetare te Kontabilitetit te publikuara ne faqen e internetit ne adresen www.minfin.gov.al , ose te publikuara ne forme teksti nga KKK-ja. 
  3. SNK/SNRF-të e publikuara nga KKK. Nga keto standarde, vetem standardet e mëposhtëme do të konsiderohen në nivel hyrës: SNK 19 – Perfitimet e punonjesve, SNK 29- Raportimi financiar në ekonomitë me hiperinflacion, SNK 33 – Të ardhurat per aksion, SNK 34- Raportimi financiar i ndërmjetëm SNK 39- Instrumentet financiare – Njohja dhe matja; dhe SNRF-2- Pagesat e bazuara ne aksione, SNRF 4 - Kontratat e sigurimit, SNRF 6 – Për shfrytëzimin dhe vlerësimin e burimeve minerare, SNRF – 7 Instrumentet financiare – Dhënia e informacioneve shpjeguese; SNRF 8 – Segmentet e shfrytezimit; SNRF 9 - Instumentet Financiare; SNRF 10 - Fasqyrat Financiare te Konsoliduara; SNRF 11 - Marreveshjet e perbashketa; SNRF 12 -Dhenia e informacioneve per Intersat ne entitete te tjera; SNRF 13 - Matja me vlerën e drejtë. 
  4. Shkrime te lidhura me raportimin financiar, kontabilitetin e kostos dhe analizen e pasqyrave financiare, te publikuara ne revisten “Kontabilitet, Financë & Auditim”. Materiale të tjera të publikuara të cilat mund të mbulojnë një ose disa pjesë të programit.


II. E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E DREJTA E PUNES NE REPUBLIKENE SHQIPËRISË 
  1. E Drejta civile – Kodi Civil dhe Kodi i Proçedurës civile (10% e pikëve) 
  2. E Drejta Tregtare dhe e Shoqërive – Kodi Tregtar (60% e pikëve) 
  3. E Drejta Penale – Kodi Penal dhe Proçedura Penale (5% e pikëve) 
  4. E Drejta e Punës (Kodi i Punës) dhe sigurimet shoqërore (10% e pikëve) 
  5. Falimentimi dhe Proçedurat e tij (10% e pikëve) 
  6. Parandalimi i pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit (5% e pikëve) 

Literatura e rekomanduar
  1. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pjesa II, III dhe IV. 
  2. Ligji Nr. Nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare; 
  3. Ligji Nr. Nr.9723, datë 3.5.2007 ”për Qendren Kombetare te Regjistrimit” 
  4. Kodi Penal:
  5. Pjesa e pergjithshme: Kreu I ( nenet 1, 1/a, 1/b, 2, 3 dhe 4); Kreu II-te (nenet 12, 13, 14, 15, 16, 21); Kreu IV ( nenet 25, 26, 27); Kreu V-te ( nenet 29, 30, 32, 34, 35, 39, 40). Pjesa e pasoçme: Kreu III ( nenet 135, 143, 144, 163-170, 170/a, 171-179/a, 180-186, 192/a, 193-196); Kreu VIII (nenet 287, 287/a) 
  6. Kodi i Punës; Kreu IX dhe XI. 
  7. Ligji për sigurimet shoqërore - i ndryshuar. 
  8. Ligji “Për falimentimin”. 
  9. Ligji 9917, dt. 19.05.2008 “Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit”, i ndryshuar 
  10. Revista “Kontabilitet, Financë & Auditim”, (shkrimet përkatëse për disiplinat që përmban programi)

KALENDARI I PROVIMEVE SIPAS DISIPLINAVE

27 prill 2013 
1. Kontabilitet, raportim financiar dhe analiza e pasqyrave financiare 

18 maj 2013 

2. E drejta civile, e drejtë penale, legjislacioni tregtar dhe e drejtë e punës në Republikën e e Shqipërisë, në masën që këto i nteresojnë auditimit ligjore të pasqyrave financiare 

PRANIMI I KERKESAVE 
  • Periudha e pranimit të kërkesave për t’u regjistruar për të hyrë në provime do të jetë nga data 20 mars – 5 prill 2013.
  • Kërkesat për regjistrim i drejtohen Autoritetit të Certifikimit përmes sekretariatit të tij, pranë organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar IEKA www.ieka.org.al.
Comments