EN
AL

Kontrolli i Cilësisë

Në përputhje me Nenin 38 dhe Nenit 39 të Ligjit 10091 date 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar” i ndryshuar, për të garantuar cilësinë e angazhimeve profesionale të anëtarëve të IKM, ngrihet dhe funksionon sistemi i Dhënies së sigurisë për cilësinë i cili përfshin:

  • Kontrollin e Cilësisë në nivel angazhimi individual të Kontabilistit të Miratuar
  • Kontrollin e Cilësisë për shërbimet e ofruara nga Shoqëritë e Kontabilitetit
pexels-mikhail-nilov-8297031

Kontrolli i Cilësisë në nivel angazhimi individual për Kontabilistët e Miratuar, garantohet duke u mbështetur në Standardin Ndërkombëtar për Menaxhimin e Cilësisë (ISQM 1) si dhe nga zbatimi i Kodit të Etikës.

pexels-tima-miroshnichenko-6694543

Kontrolli i Cilësisë për shërbimet e ofruara nga Shoqëritë e Kontabilitetit, garantohet përmes vendosjes se rregulloreve të brendshme të rishikimit për qëllime të Kontrollit të Cilësisë të angazhimeve, në përputhje me Standardin Ndërkombëtar për Menaxhimin e Cilësisë (ISQM 1) për sa mund të aplikohet në Shoqëritë e Kontabilitetit, si dhe “Udhëzuesin mbi menaxhimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në Profesionin Kontabël”.

Kontrolli i Cilësisë që organizohet nga IKM, është procedura e shqyrtimit nga Këshilli i Drejtimit në lidhje me veprimtarinë profesionale të një Kontabilisti të Miratuar dhe Shoqërive të Kontabilitetit vendase dhe të huaja anëtare të IKM, nëpërmjet Komitetit të Kontrollit të Cilësisë.

Këshilli i Drejtimit nëpërmjet Komitetit të Kontrollit të Cilësisë, ndërton procedurat dhe realizon Kontrollin e Cilësisë bazuar në:

Kontrolli i Cilësisë, ka për qëllim të verifikojë dhe të japë siguri të mjaftueshme se Kontabilisti i Miratuar dhe Shoqëritë e Kontabilitetit anëtarë të IKM, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre dhe gjatë kryerjes së shërbimeve profesionale respektojnë kërkesat ligjore, rregullat e brendshme të IKM, Standardet Ndërkombëtare për Kontrollin e Cilësisë dhe se organizimi i Shoqërive të Kontabilitetit i përgjigjet nevojave të ushtrimit të profesionit.

Në mbështetje të misionit të IKM, procedurat e Kontrollit të Cilësisë kanë për qellim të arrijnë përmirësime të rëndësishme në cilësinë e përgjithshme të shërbimeve të ofruara nga Kontabilistët e Miratuar dhe Shoqëritë e Kontabilitetit, anëtarë të IKM.

Kontrolli i Cilësisë është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët e IKM (të vetëpunësuar, të punësuar, dhe Shoqëritë e Kontabilitetit).

Anëtarët që refuzojnë t’i nënshtrohen këtij kontrolli, bëjnë një shkelje të rregullave të parashikuara në Statutin dhe Kodin e Etikës së IKM dhe i nënshtrohen procedurave disiplinore të parashikuara në Rregulloren e Investigimit dhe Disiplinës.

Për çdo pyetje ose paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni!